Basha takim me agrobiznesin: Masat e qeverisë kaotike, ndihma për bujqësinë nuk ekziston as si premtim

Basha takim me agrobiznesin: Masat e qeverisë kaotike, ndihma për bujqësinë nuk ekziston as si premtim

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, të enjten, deklaroi se kriza e shkaktuar nga Covid-19 ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare, përfshirë dhe sektorin e agrobiznesit dhe bujqësisë.

Përmes një shënimi në Facebook, Basha bëri me dije se ka pasur një takim me presidentin e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj dhe drejtoreshën ekzekutive Enisa Shena, të cilët i paraqitën shifra dhe detaje për situatën e vështirë të sektorit të zinxhirit ushqimor.

Ndëkohë, Basha ka shprehur mbështetjen e tij për kërkesat e fermerëve dhe agrobiznesit, kur ata kërkojnë, barazimin e TVSH-së, përfshirjen e institucioneve të mikrokredisë në skemën e garancisë sovrane dhe të rritet ndjeshëm financimin me grante për të gjithë fermerët shqiptarë të cilët kanë pësuar humbje nga situata e pandemisë.

Përfaqësuesit e 37 shoqatave kombëtare dhe rajonale, drejtues të Këshillit të Agrobiznesit, janë të shqetësuar për situatën aktuale pasi prodhuesit nuk arrijnë të shesin prodhimet dhe po konkurrohen nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara në vendet e origjinës. Ekonomia shqiptare është në kolaps, masat e qeverisë janë kaotike dhe ndihma ekonomike që është e pandjeshme për qytetarët dhe biznesin, për bujqësinë nuk ekziston as si premtim”, shkruan Basha.

Kryedemokrati theksoi më tej, se shprehu mbështetjen e tij për kërkesat e drejta të fermerëve dhe sektorit të agrobizmesit, ndërsa shtoi se së bashku me përfaqësuesit e KASH ndamë si prioritete urgjente për përballimin e krizës disa hapa duke përfshirë:

1- Barazimin e TVSH-së për të ndihmuar prodhimin vendas dhe fermerët që kanë pësuar goditje nga pandemia duke ndihmuar të gjithë zinxhirin e prodhimit agro-ushqimor i vendit.

2 - Përfshirjen e institucioneve të mikrokredisë në skemën e garancisë sovrane që qeveria shqiptare ofron për bankat e nivelit të dytë. Sektori i mikrokreditit është jetik për të siguruar likuiditetin në sektorin agrobujqësor. Sot ky likuiditet mungon duke rrezikuar prodhimin.

3 - Qeveria shqiptare nëpërmjet AZHBR-së dhe institucioneve të tjera duhet të rrisë ndjeshëm financimin me grante për të gjithë fermerët shqiptarë të cilët kanë pësuar humbje nga situata e pandemisë COVID-19.

Sot, shqiptarët po rrënohen ekonomikisht çdo ditë e më shumë. Çdo biznes, përfshirë dhe bujqësinë kane nevojë për ndihmë dhe jo fjalë boshe. Me mënyrën si po e menaxhon kjo qeveri situatën, pandemia shëndetësore COVID-19 po shndërrohet në pandeminë ekonomike 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy