
Ish-aleatin e vet në qeverisjen e kaluar, kryeministri Rama e cilëson një parti të degraduar. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Rama tha se LSI-ja e sotme nuk është më ajo që ishte kur qeveriste me PS-në dhe për këtë arsye nuk mund të bëhen punë të mira me të.
Është e vërtetë që kemi bashkëpunuar me LSI. Nuk kam pishmane, janë bërë punë të mira. Koha ka rrjedhur dhe bashkë me të edhe Ilir Meta, ka degraduar LSI. Ajo është kthyer në shëmbëlltyrën e mekanizmit të vet të brendshëm. Sot është thjesht ai mekanizëm: kap ça të kapësh, kap kë të kapësh dhe mer peng kë të mundësh. LSI është sot e papërdorshme për qëllime të mira. Që bashkë me LSI ka rrjedhur edhe Ilir Meta, kjo është e ditur nga të gjithë.



