Në studion e MCN Informacion, gazetari Mariglen Kume dhe avokati Gylsen Zhllima diskutuan mbi skandalin e AKSHI-t. Ata thanë se kjo është dosja më e rëndë pasi provon implikimin edhe të policisë. Sipas tyre, kjo dosje mund të bëhet shkak për ndryshime në qeveri.
Mariglen Kume
Daniel Shima është rrëmbyer vetëm një javë pas rrëmbimit të Geron Meçes. Ka dyshime se është e njëjta skemë si ajo e Meçes.
Ka qenë të cigaret, te ndërtimi i përfshirë. Ndërsa gropat e mëdha për kullat duhet parë kush i ka marrë dhe me leje të kujt.
Në dosje ka emra. Kryetari i PD thotë që ka qenë i besuari i kryeministrit Edi Rama. Megjithatë duke iu referuar fakteve, të bën të kuptosh se ka elementë të vërtetë në dosje.
Tentojnë të marrin çdo tender duke prishur tregun. Në dosje del që zv.drejtori bashkëpunonte me Ergys Agasin dhe merreshin njerëz peng. Dosja në fjalë na tregoi që policia deri diku është e inkriminuar. Ka disa teza që hidhen në publik se nuk mund të zëvendësohen 12 mijë njerëz.
Dosja e ASKHI-t më e rënda. Korrupsion ka edhe në vendet e tjera por luftohet. Por kur policia të merr peng, ku do denoncosh? Kjo e bën edhe më të rëndë. Duhet më shumë luftë në këtë drejtim. Besoj se do të ketë
Gylsen Zhllima
Personat që janë përfshirë te Berisha dhe Veliaj janë të pushtetit ekonomik. Si ka mundësi një njeri që përgjon veten dhe të tjerë, të lihet i lirë dhe në një moment të arratiset. Pse duhet të lihet i lire që të arratiset. Një punonjës policie i përfshirë pezullohet dhe i ndalohet dalja jashtë shtetit. Pse duhet të kemi dy standarde? Përfshirja e disa anëtarëve të pushtetit ekonomik te dosja “Veliaj” dhe “Berisha” nuk është rastësi. Pse zoti Malltezi duhet të jetë arrestim në shtëpi? Pse vjehrra e Ilir Metës është me detyrim paraqitje?
Duhet të kemi ndryshime në qeveri. Kjo nënkupton që zoti Rama të dalë i pastër në raport me qytetarët, të bëjë viktimën sepse shkëlqen në këtë rol. Mos harroni arrestimet që do të ndodhin në 2026. Rama do pastrojë PS nga socialistët dhe do të sjellë rilindasit.



