Deputeti Erion Braçe gjatë fjalës së tij në interpelancë me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka sjellë në vëmendje problematikat e sektorit të bujqësisë në vendin tonë.
Duke akuzuar se një pjesë e skemave të ndërmarra janë lënë përgjysmë, Braçe gjithashtu tregoi se në zonat që vaditja mungon, uji shpërndahet nëpërmjet pompave që ka një kosto të madhe sipas tij për fermerët.
Politikani gjithashtu kërkon plane konkrete prodhimi nga ana e Institucioneve, duke e hequr këtë përgjegjësi nga bujqit.



