Vizita e ministrit grek në Shqipëri, PDIU dhe Lëvizja Vetëvendosje njoftojnë për tubim

Vizita e ministrit grek në Shqipëri, PDIU dhe Lëvizja Vetëvendosje njoftojnë për tubim

Të martën PDIU ka njoftuar se do të zhvillojë një tubim paqësor pasi ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias do të vijë për vizitë në Tiranë. Sipas Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet ky zhvillim çon përpara axhendën greke dhe ata do të kërkojnë llogari për çështjen çame, heqjen e ligjit të luftës si dhe 12 miljet det.

“I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për  të protestuar së bashku  me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE për zgjidhjen çështjes çame" - shkruhet në deklaratën e PDIU.

Kjo parti nuk do të jetë vetëm pasi do t’I bashkohet edhe Lëvizja Vetëvendosje. Kjo e fundit thotë se qeveria e Shqipërisë nuk duhet të përfshihet në pazare me territoret e vendit, aq më pak në një çështje e cila mban verdiktin unanim të Gjykatës Kushtetuese. 

"Ne u bashkohemi kërkesave të shtruara publikisht për këtë tubim, nga Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Këto kërkesa lidhen me zgjidhjen çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufijve detarë. Çështjet që ngrihen në këtë tubim paqësor janë në përputhje me qëndrimet e bëra publike në vazhdimësi nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri. Ne, në komunikatën e datës 4 shtator 2020, kemi sqaruar se Greqia nuk e ka të drejtën e zgjerimit me 12 milje në dëm të ujërave të Shqipërisë dhe se Tirana zyrtare ka për detyrë ta kontestojë këtë diktat grabitqar. Në mungesë të kundërshtimit zyrtar, falja e territorit shqiptar bëhet fakt i kryer. Qeveria e Shqipërisë nuk duhet të përfshihet në pazare me territoret e vendit, aq më pak në një çështje e cila mban verdiktin unanim të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria e Shqipërisë ka për detyrë t’i paraqesë përfaqësuesve të shtetit grek kërkesat legjitime për shfuqizimin e ligjit të luftës, njohjen e gjenocidit ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, njohjen e pakicës autoktone shqiptare në Greqi, hapjen e shkollave shqipe në bazë të konventave evropiane, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore arvanitase në dhe çështje që lidhen me të drejtat e emigrantëve. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Greqisë. Drejtësia dhe barazia janë themeli i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë bazuar mbi reciprocitetin. Çdo qytetar duhet të ndiejë detyrën për t’u bashkuar në këtë tubim paqësor" - shkruan Lëvizja Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy