Begaj takon Fajon: Thellim bashkëpunimi me Slloveninë

Begaj takon Fajon: Thellim bashkëpunimi me Slloveninë

Gjatë vizitës zyrtare në Slloveni, Presidenti Bajram Begaj, u takua në një drekë pune me zëvendëskryeministren njëherësh dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Presidenti i shprehu mirënjohje Fajon për mbështetjen e vyer që ajo personalisht dhe Sllovenia i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Për Kreun e Shtetit, është e rëndësishme që të vijojë bashkëpunimi mes dy vendeve, fokusuar tek interesat e përbashkëta strategjike. Presidenti Begaj ripërsëriti nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të mirëpritur investimet sllovene. Kreu i Shtetit gjatë vizitës shtetërore në Slloveni u takua edhe me Presidenten e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, zonjën Urska Klakocar Zupancic. Gjatë takimit, Presidenti Begaj shprehu rëndësinë që ka bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve për ndarjen e eksperiencave më të mira. Gjatë takimit Presidenti Begaj nënvizoi se në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria vlerëson mbështetjen e institucioneve të Sllovenisë, ndaj thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit është i mirëpritur dhe i domosdoshëm. Presidenti Begaj pati gjithashtu një takim me kryetarin e bashkisë së Lubjanës, Zoran Jankoviç. Zhvillimi i qyteteve në mënyrë të qëndrueshme në të mirë të mirëqenies së qytetarëve dhe planetit ishin në fokus të bisedës së Kreut të Shtetit me z. Jankoviç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy