
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon lidhur me zgjedhjen e Altin Dumanit, në krye të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Bardhi thotë se për shkak të garancisë së SHBA, ligji për strukturën e SPAK-ut është i vetmi nga paketa e Reformës në Drejtësi, i miratuar me konsensus PS-PD.
Edhe pse ende SPAK-u nuk është në lartësinë e pritshmërisë së shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta të qeverisjes, ai duhet të mbështet të ecë përpara dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës.
Lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si europianë të vërtetë.



