Dodiku: USAID-i në interes të administratës kriminale të Biden-it. Rusia, i vetmi shpëtim për Europën 

Dodiku: USAID-i në interes të administratës kriminale të Biden-it. Rusia, i vetmi shpëtim për Europën 

Presidenti i entitetit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka përshëndetur pezullimin e ndihmave të USAID-it. Ai thotë se kjo organizatë shkaktoi të këqija në gjithë botën dhe është në interes të administratës kriminale të Biden-it.

USAID-i është një organizatë që shkaktoi të keqen e rëndë, në shumë vende të botës, në shumë kombe. Ata gjithmonë përpiqeshin ta portretizonin veten me projekte të vogla si donatorë, por në fakt operacionet e tyre ishin për të destabilizuar shtetet dhe kombet. Ata organizuan de-humanizimin e shoqërive. Madje përtej kësaj, ata siguruan logjistikën për eliminimin e disa njerëzve në mbarë botën”, ka deklaruar Dodik për Associated Press.

Duke folur për Evropën, Dodiku tha se ajo është e destabilizuar dhe se i vetmi shpëtim për të është Rusia.

Evropa humbi të gjithë përparimin e saj strategjik. Evropa është e destabilizuar. Ajo nuk ka më një ekonomi konkurruese. Evropa do të ketë edhe më shumë sfida në të ardhmen. Është e qartë se i vetmi shpëtim për Evropën është Rusia. Dhe energjia e lirë nga Rusia. Besoj se do të ketë shumë ndryshime në Evropë. Dhe unë mendoj se një qasje e re dhe koncept i ri i cili udhëhiqet nga miku ynë Orban do të imponohet në Evropë”, ka deklaruar ai. 

Dodik, është një aleat i Rusisë dhe u sanksionua non grata nga administrata e mëparshme amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy