Ralf Gjoni ka komentuar integrimin e vendit në Bashkimin Europian nga studio e MCN TV ku u shpreh se BE duhet të zgjohet nga gjumi duke i dhënë fund lojërave me vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi siç theksoi ai jemi 10 vite pas.
Jam një nga ata lojtarë që jam lodhur totalisht nga i gjithë procesi si nga ana e vendeve anëtare ashtu dhe nga BE. Asnjë politikan nuk ka dëshirë të negociojë pavarësisht fasadës që ata dinë ta pikturojnë mjeshtërisht nuk kanë interes për avancimin e integrimit. Por nga ana e BE nuk mund ti falet vendeve anëtare kjo mungesë strategjie për negociatat. BE duhet të zgjohet nga gjumi dhe të mbarojë lojërat me vendet e Ballkanit sepse jemi vonë 10 vite pas.
Është e qartë së pari në çdo moment qoftë për liberalizimin e vizave apo kushtet dihet që disa vende kanë qenë skeptike, si Hollanda, danezët po ashtu, Franca përdori veton e saj për të bllokuar. Por mendoj se këto vende nuk veprojnë pa dakordësinë e Gjermanisë. Prandaj thirrja jonë duhet të jetë ndaj Parisit dhe Berlinit, Merkel dhe Macron duhet të nisin negociatat. Fatkeqësi që Gjermania dhe Franca nuk po e mbyllin këtë lojë.



