Në gjysmën e parë të muajt shtator duket se të gjitha fuqitë e Partisë socialiste janë përqendruar në Dibër.
Çdo ditë me një figurë të njohur të PS-së kandidati për bashkinë e Dibrës Muharrem Rama ka vijuar fushatën duke u takuar me banorët e zonës së Dibrës dhe duke u shpjeguar atyre planin e tij. Këtë të martë ai ka vijuar takimet në fshatin Pollozhan e Sohodoll.



