Kryetari i Partisë Demokratike ka folur për medit menjëherë pas takimit me ministrin e Jashtëm italian, Di Maio.
Basha është pyetur nga gazetarët lidhur me akuzën e fortë adresuar qeverisë dhe kryeministrit Rama për manipulim të numrit të viktimave si pasojë e Covid.
Kryedemokrati shprehet se ky nuk është një denoncim që vjen nga opozita, por është bërë nga vetë personeli shëndetësor.
‘’Prokuroria duhet të veprojë menjëherë, në të kundërt Rama do të manipulojë të dhënat”, është shprehur Basha.
“Gjatë ditës së djeshme kam bërë thirrje që prokuroria të sekuestrojë urgjent provat nga morgu i Tiranës. Lajmi është shokues. Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet shëndetësor, jo nga PD. Të dhënat janë aty. Çfarë pret prokuroria? Pret që t’i manipulojë Edi Rama? Po merr të dhëna që të manipulojë të dhënat. Ky është një lajm shokues. Fshehja e numrit të viktimave është lajm tronditës. Ky është krim i shumëfishtë”.



