Mbledhja e grupit të PD, Noka: Sesioni i ri parlamentar nis si një nga më të errëtit

Mbledhja e grupit të PD, Noka: Sesioni i ri parlamentar nis si një nga më të errëtit

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Flamur Noka deklaroi se grupi i PD është i bashkuar, ashtu si dhe Partia Demokratike.

Duke folur për mediat, Noka tha se modalitetet janë në përfundim dhe se gjatë mbledhjes u diskutua forma dhe mënyra e aksionit opozitar, për përshkallëzimin e tij.

Fakti që Sali Berisha dhe grupi parlamentar i PD i pamundësoi një sukses në parlament pasi ai prej muajsh e ka braktisur, ai ndërmori aktin nëpërmjet hanxharëve të tij në drejtësi për arrestimin e Berishës.

Ky parlament sot është i eklipsuar përballë parlamentit të shqiptarëve që është i zhvendosur të rruga e shpresës.

Që ky sesion parlamentar nis si një nga më të errëtit e parlamentarizmit, kjo s’ka dyshim. Kemi një parlament që vetëm i qytetarëve nuk është.

Pavarësisht se është munduar ta servir si fakt një ligj, Edi Rama ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për të gjitha abuzimet, me PPP-të, me Portin e Durrësit, tenderat e thjeshtrës e bashkëshortes.

PD është e vendosur që do gjejë formën për t’i hetuar. Prej 4 muajsh jemi bashkë dhe kemi rakorduar çdo akt, çdo aksion në Parlament.

Ai parlament është i narkotrafikantëve dhe jo i shqiptarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy