Vangjeli: Basha nuk iku si politikan, por si biznesmen që mbyll biznesin

Vangjeli: Basha nuk iku si politikan, por si biznesmen që mbyll biznesin

Gazetari Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se mënyra si u dorëhoq Basha nga PD-ja tregoi se ai nuk ka axhendë politike. Sipas tij, Basha duhej t’i thoshte publikisht disa të vërteta demokratëve që la pas në seli.

Po ta shikosh fjalimin e tij të dorëheqjes, nuk ka shije nuk ka ngjyrë, nuk ka erë. Njëlloj sikur fjalimin e kishte zënë Covidi, ai i pari, ai i keqi. Nuk kishte tharmin dhe sharmin e një politikani. Ai ishte një fjalim dembel dhe përtac. Sikur Basha ishte Kola që ishte gjendur në punë, hajt ta lexoj dhe këtë dhe të iki me vrap se më presin shokët. Nëse ai mbante një fjalim ku të tregonte pse ikte, çfarë dinte, çfarë ndodhi dhe e dinte por nuk e tregonte. Basha nuk mund të jetë arkivol i të vërtetave publike që i ka mësuar për shkak të detyrës. Kundërshtarin e tij  që po kërkon sipas tij të varrosë PD duhej ta tregonte me gisht. Të thoshte ky është Sali Berisha dhe unë di këtë për të. Ai nuk e bëri këtë sepse nuk ka axhendë politike. Ai ka realizuar axhendën e tij ekonomike. Ai nuk veproi si një politikan që dorëhiqet por si një biznesmen që mbyll biznesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy