Më 12 dhjetor, Këshilli i Ministrave mori dhjetëra vendime për alokim fondesh për nëntë bashki në vend, të destinuara për procesin e rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019-ës dhe investime të tjera publike. 10 miliardë lekë të alokuara nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara kaluan për bashkitë, ndërkohë që më datë 29 dhjetor, pa asnjë njoftim zyrtar, Kryeministri Edi Rama shpërndau 8 milardë lekë për rreth 1 milionë shqiptarë.



