Hapësirat publike mund të krijohen edhe në prona private, duke njohur të drejtën e pronarëve për të përfituar nga përdorimi publik i pronës. Kjo është një ndër pikat e rëndësishme të vendimit të Këshillit të Ministrave për menaxhimin e hapësirave publike.
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit të saj për këtë vit, vendimin “Për rregullat, kushtet dhe procedurat për përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës publike”. Ky vendim parashikon një sërë masash që synojnë menaxhimin efikas të hapësirave publike.



