
Partia Demokratike ka vendosur të riformatojë komunikimin e saj me publikun.
Mësohet se ditën e djeshme gjatë mbledhjes së grupit parlamentar kryetari i PD ka ngarkuar me përgjegjësinë për të koordinuar komunikimet dhe denoncimet, dhe propozimet që vijnë nga të zgjedhurit demokratë, deputetëve Ervin Salianji dhe Arbi Agalliu.
Agalliu, i ftuar në studion e edicionit të lajmeve në MCN TV, tha se ky riformatim bëhet me qëllim që deputetët e qarqeve përfaqësuese në Kuvend të mund të jenë më efecient dhe në koordinim me problemet e zonës qe përfaqësojnë.
“Edhe PD pasi hyri në parlament filloi të bëj denoncimet përkatëse apo të zonave të cilat çdo deputet mbulon, në kuadër të të qenurit efecient dhe kemi vendosur të bëjmë një koordinim më të fortë të të gjithë deputetëve të zonave. Riorganizimi është domosdoshmëri për të qenë efecient dhe për tu shkëputur nga e kaluara në kontestin e raportimit të ngjarjeve, Nuk do të jetë zyra e shtypit si njësi që kërkon çdo deputet që të dali dhe të lexoj deklaratat, por të forcohet varësia e deputetëve për të mbuluar zonën e vet, evidentimi, shkuarja në bazë, i kërkohet deputetit të zonës , për të mësuar nga ata, se çfarë kërkohet”.
Deputeti Agalliu, sqaroi se pos tjerash, ata do të angazhohen veçmas si deputet të zonave në ndjekjen e e të gjitha kallëzimeve penale që kanë bërë në SPAK e Prokurori përkitazi me masakrën zgjedhore të 15 prillit, para dhe gjatë procesit zgjedhor.



