Marrëveshja e detit me Greqinë në 2009/ Si shkoi Shqipëria në negociata me vijën e drejtë bazë

Marrëveshja e detit me Greqinë në 2009/ Si shkoi Shqipëria në negociata me vijën e drejtë bazë

Në 27 prill 2009 qeveria e Sali Berishës firmosi marrëveshjen e detit me Greqinë.

Me në fund dy vendet do të kishin kufi detar të përcaktuar, ku do të ushtronin aktivitetin e tyre ekonomik.

Pavarësisht euforisë së qeverisë, në Tiranë nisi një debat mbi problemet që kishte kjo marrëveshje, e cila kishte sjellë si pasojë humbj të sipërfaqes së detit nga Shqipëria.

Partia Socialiste në atë kohë në opozitë ankimoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e firmosur nga dy ministrat e Jashtëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis në Tiranë.

Një vit më vonë në 15 prill 2010, gjykata rrëzon këtë marrëveshje duke e cilësuar si antikushtetuese dhe gjetur probleme proceduriale dhe substanciale.

Ekspertët janë të bindur se 2009 nuk ishte marrëveshje që përfaqësonte interesin e Shqipërisë. Disavantazhet e palës tonë lidheshin me mungesën e vijës së drejtë bazë që mbylltë të gjitha gjiret si dhe dhënia e të njëjtës peshës si ishujve që përfaqësonin Greqinë dhe tokës kontinentale që në këtë rast ishtë tokë shqiptare.

Një tjetër shkelje sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është mungesa e plotëfuqisë nga Presidenti i Republikës për grupin negociator. Një pikë që u përdor nga gjykata për të rrëzuar këtë marrëveshje.

Turqia është një palë e interesuar për ndarjen e kufitit detar mës Greqisë dhe Shqipërisë. Në 2020 në mediat turke u publikua një intervistë e një ish-admirali turk që tregonte se si kishin njoftuar palën shqiptare se çfarë do të thoshte marrëveshja e 2009-s. Arritja e një marrëveshjeje me Shqipërinë mund të përdorej si precedent në ndarjen e detit mes Greqisë dhe Turqisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka gjetur edhe disa shkelje të tjera që kanë të bejnë me tejkalimin e kompetencave të grupit negociator. Sipas gjykatës me Greqinë është negociuar edhe ndarja e detit territorial dhe jo shelfi e zona ekskluzive ekonomike. Ky vendim i ktheu negociatat në pikën zero dhe qeveria e Sali Berishës deri në vitin 2013 kur u largua nga pushteti nuk tentoi që të negociojë një marrëveshje tjetër me Greqinë. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy