Kanë ardhur edhe reagimet e para për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi “Kjo është një ditë tragjike për historinë e diplomacisë ruse. Sot, ambasadori rus për Turqinë, Andrey Karlov vdiq pasi e qëlluan me armë në një event publik në Ankara. Ky është një akt terrorizmi”, u shpreh Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Pas ngjarjes së tmerrshme presidenti rus Vladimir Putin ka telefonuar menjëherë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Departamenti i Shtetit i SHBA me përfaqësues John Kirby tha se zyrtarët amerikanë e kishin parë videon e plagosjes.
“E dënojmë këtë akt dhune, pavarësisht burimit të tij. Lutjet tona shkojnë për të dhe familjen e tij”, u shpreh Kirby.
Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dënon me forcë vrasjen e ambasadorit në Ankara. “Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Ngushëllime Ministrisë së Jashtme ruse dhe Ministrit Lavrov” , shkruan Bushati.



