Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka mbajtur një konferencë me kryebashkiakun e Prishtinës, Përparim Rama gajtë së cilës ka ftuar investitorët në Kosovë që të vijnë të investojnë edhe në Shqipëri.
Rama tha se ata nuk duhet të ndihen si investitorë të huaj por duhet ta konsiderojnë Shqipërinë si shtëpi të dytë. Sipas tij punët po shkojmë shumë mirë për investimet, turizmin dhe se dëshiron që të shoh gjithmonë e më shumë sipërmarrës nga Kosova.

Më vjen mirë që kohët e fundit ka një numër në rritje sipërmarrësish nga Prishtina por edhe komuna të tjera të Kosovës që interesohen për të investuar në Shqipëri. Përfitoj nga rasti t’ju them edhe të tjerëve që Shqipëria është shtëpia juaj dhe ju nuk jeni investitorë të huaj në Shqipëri por jeni investitorë shqiptarë. Punët po shkojmë shumë mirë për investimet, turizmin. Dëshiroj të shoh gjithmonë e më shumë sipërmarrës nga Kosova që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri në çdo sektor që ata dëshirojnë.
Më tej ai bëri me dije se hekurudha Durrës-Prishtinë është në rrugën e duhur. Ai e konsideroi një projekt të përbashkët të dy qeverive. Sipas Ramës, rëndësi ka që Shqipëria e 2030 të jetë një vend ku kantieri i hekurudhës Durrës-Prishtinë të jetë i hapur.
Ky është një projekt që e kemi në trajtim bashkë me qeverinë e Kosovës, ne punojmë bashkë dhe të tjerat janë barcaleta. Në thelb ne punojmë bashkë dhe hekurudha i është nënshtruar një analize. Do duhet të presim studimin dhe pastaj do fillojmë procesin e financimit. Rëndësi ka që Shqipëria e 2030 të jetë një vend ku kantieri i hekurudhës Durrës-Prishtinë të jetë i hapur. Është një projekt i përbashkët i dy qeverive.
Ndër të tjera Rama kritikoi edhe qasjen e qeverisë së Albin Kurtit ndaj politikës së jashtme, duke thënë se kjo po i bën shumë dëm Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se kjo tendencë po thellohet më shumë.
Kjo ka qenë arsyeja që unë kam qenë sot këtu. Përparimi kishte kohë që më kishte ftuar. E mori vesh se këtu ….thashethemi i shqiptarëve është më i shpejtë se 4G. Ajo që ju pyetët ishte reflektim mbi atë që ka qenë periudhë sipas meje më e suksesshme e politikës së jashtme të Kosovës, ku Ibrahim Rugova, pavarësisht peshës që kishte, u bë pjesë e barabartë e një ekipi që përfaqësonte të gjithë politikën në Kosovë.
Ai ekip përballoi me shumë sukses disa raunde të lidhura me historinë e re të Kosovës…duke shprehur keqardhjen që për fat të keq politika e jashtme është bërë e brendshme, një tendencë që thellohet më shumë, që mund të sjellë më shumë vota këtu, por i bën më shumë dëm Kosovës jashtë.



