Mbledhja e qeverive në Pogradec, Rama: Një moment kyç për historinë e përbashkët (VIDEO)

Mbledhja e qeverive në Pogradec, Rama: Një moment kyç për historinë e përbashkët (VIDEO)

Ashtu siç ishte planifikuar në Pogradec është zhvilluar mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase.

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij, theksoi se kjo mbledhje do të çel një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve duke përmendur edhe disa nga projektet që i shërbejnë bashkëpunimit mes tyre, por sipas kryeministrit shqiptar, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit mbetet baza. Rama e ka quajtur historike këtë mbledhje mes dy qeverive.

Rama i ka uruar mirëseardhjen qeverisë së Maqedonisë të drejtuar nga Zoran Zaev duke e quajtur historike këtë mbledhje. Ai tha se kjo mbledhje e përbashkët do të çel një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve duke përmendur edhe disa nga projektet që i shërbejnë bashkëpunimit mes tyre. Rama theksoi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit mbetet baza.

“Besoj se ajo i përshtatet më së miri dhe qëllimit të kësaj mbledhjeje të parë të dy qeverive, që jemi shpresëplotë se çel një kapitull të ri në marrëdhëniet e fqinjësisë sonë të mirë, ndërthurur me interesa të përbashkëta, gjeografike, historike, kulturore dhe jo në plan të fundit gjeopolitike dhe gjeo strategjike. Shqipëria do të jetë gjithnjë mikja më e mirë e Maqedonisë që prej pavarësisë së saj, çka qeveritë e Shqipërisë e kanë treguar në mënyrë të palëkundur”, deklaroi Rama.

Kryeminstri Rama theksoi se jemi këtu për të ngritur marrëdhëniet në një stad të ri cilësor. "Kjo kërkon një orientim të përbashkët strategjik. Si dy vende fqinje kemi detyrim të ofrojmë më shumë zhvillim dhe të punojmë për më shumë mirëqënie për qytetarët tanë duke përmirësuar standardet ndërlidhëse me njëri tjetrin, tha Rama.

Ndërsa kryeministri maqedonas Zoran Zaev, foli për bashkëpunim në infrastrukturë dhe në fushën e sigurisë

"Shqiptarët në Maqedoni janë një urë e vërtetë e bashkëpunimit. Presim në 2018 të nisim negociatat, si Shqipëria dhe Maqedonia për në BE. Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë vizionin për një rajon me prosperitet të integruar në NATO. Mbështetja e Shqipërisë në këtë drejtim për Maqedoninë ka mirënjohje. Falenderojë qeverinë shqiptare për mbështetjen e Shqipërisë në NATO", tha Zaev.

Ai ftoi qeverinë shqiptare për një takim të dytë në Maqedoni për avancimin e projekteve mes dy vendeve. “Ftoj qeverinë që vitin e ardhshëm në 2018 të mbajmë një seancë në Ohër ose në Strugë. Të vazhdojmë të punojmë së bashku duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për avancim të marrëdhënieve tona. Të gjitha sfidat t’i përkthejmë në progres për rajonin. Si Maqedonia dhe Shqipëria dhe rajoni kanë partnerë shumë seriozë që do i mbështesin”, theksoi Zaev.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy