Tensionet në Manzë, Meta: Të evidentohen përgjegjësit e dhunës me pasojë një humbje jete

Tensionet në Manzë, Meta: Të evidentohen përgjegjësit e dhunës me pasojë një humbje jete

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se ngjarja tepër e rëndë sot në kampin ASHRAF të muxhahedinëve në Manzë është dëshmi e qartë e mungesës së plotë të transparencës dhe profesionalizmit të veprimeve të strukturave shtetërore. “Dhuna e hapur me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve është tërësisht e papranueshme dhe provë e përdorimit joproporcional të forcës ndaj një komuniteti, që është mirëpritur në Shqipëri.” Meta thotë se kjo sjellje e dhunshme në vazhdimësi e Policisë së Shtetit kërkon veçanërisht në këtë rast evidentimin e të gjithë përgjegjësve të dhunës, si dhe verifikimin me përgjegjësi maksimale ligjore të të gjithë veprimeve të ndërmarra nga strukturat e shtetit, si një detyrim i pakapërcyeshëm për këtë ngjarje, që ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy