Lamallari: Shqipëria po avancon drejt BE-së me reforma konkrete në siguri dhe luftën kundër krimit

Lamallari: Shqipëria po avancon drejt BE-së me reforma konkrete në siguri dhe luftën kundër krimit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në procesin e integrimit europian, duke theksuar se reformat në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit po japin rezultate konkrete.

 

Sipas Lamallarit, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk duhet parë më si një objektiv abstrakt, por si një transformim real i institucioneve dhe shoqërisë shqiptare.

 

Procesi i integrimit nuk është më një objektiv abstrakt, por një proces konkret transformimi i shoqërisë dhe institucioneve.

 

Duke renditur arritjet e Ministrisë së Brendshme, Lamallari nënvizoi forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional në luftën kundër krimit të organizuar.

 

Në luftën kundër krimit janë ndërmarrë reforma të forta ligjore dhe institucionale. Ndryshimet në Kodin Penal kanë forcuar goditjen ndaj trafikut të qenieve njerëzore, pastrimit të parave, krimeve seksuale dhe trafikut të drogës.

 

Ai bëri të ditur gjithashtu se është ngritur Zyra e Rikuperimit të Aseteve, e cila merret me gjurmimin dhe identifikimin e pasurive me origjinë kriminale.

 

Sipas tij, janë forcuar edhe mekanizmat e monitorimit dhe paralajmërimit në fushën kundër drogës, në përputhje me standardet e vendeve të Bashkimit Evropian.

 

Janë miratuar ligje për kontrollin e kufirit shtetëror, si edhe po vijon përafrimi gradual i politikës sonë të vizave me atë të BE-së.

 

Megjithatë, Lamallari pranoi se mbeten ende angazhime për t’u përmbushur, mes tyre finalizimi i strategjisë kundër krimit të organizuar dhe miratimi i disa akteve nënligjore.

 

Shqipëria nuk po ecën vetëm me premtime, por me rezultate konkrete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy