Basha i përgjigjet Berishës: Ka vetëm një dosje, “Non Grata” jote nga SHBA!

Basha i përgjigjet Berishës: Ka vetëm një dosje, “Non Grata” jote nga SHBA!

Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, duke i cilësuar si trillime dhe shpifje. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Basha thotë se ka vetëm një dosje, që sipas tij është ajo e shpalljes së ish-kryeministrit “non grata” nga SHBA.

Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, shprehet Basha.

Nga Foltorja me demokratët e Devollit, ish-Kryeministri Sali Berisha i kërkoi Lulzim Bashës të japë dorëheqjen pas zbulimit të letërporosive të autoriteteve belge, ku tha se është në ndjekje penale për dosjen “Toyota Yaris”. Përballjen me ligjin ia kujtoi edhe për dosjen “Muzin”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy