
Numri dy i PD-së, Edi Paloka shkruan se personat që janë denoncuar në SPAK për shit-blerje votash në Durrës, sot Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka vendosur numërues dhe vëzhgues.
Ndërsa publikon dokumentet, njëri i PS me emrat e vëzhguesve dhe tjetri është kallëzimi i PD, po me këto emra, Paloka shkruan se këta persona sot janë në shërbim të Ramës.
Drejtues të administratës në Durrës, pikërisht ata që janë denoncuar nga PD në SPAK për krime zgjedhore, ndërkohë që duhej të ishin në punën e shtetit për të cilën paguhen me paratë e shqiptarëve, janë prapë sot në shërbim të partisë në rinumërimin e votave në KQZ! Shërbëtorët e Ramës në KAS ndërkohë pyesin se ku janë provat që administrata është përdorur në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet!!! Unë e kam shprehur publikisht, që një ditë përpara se KAS të filloj shqyrtimin e ankimimeve të opozitës, se shërbëtorët e Ramës aty, njësoj si shefi i tyre, nuk do të pyesin as për ligjin e as për faktet për të zbuluar të vërtetën e masakrës zgjedhore të 25 prillit! Kjo për fat të keq po vërtetohet çdo ditë! Të turpshëm e të shpifur si shefi i tyre, ca si kameleon e ca zvarranik të llojeve të tjera, kanë hedhur poshtë gjithçka”, shkruan Paloka.
Më tej ai sqaron se pasi hodhën poshtë gjithë kërkesat e PD për tërheqjen e provave nga institucionet ( siç i detyron ligji ) pranuan një kërkesë për rinumërim të LSI-së. Sipas tij edhe në disa raste të tjera, kjo bëhet për tu përdorur si justifikim që gjoja jo të gjitha kërkesat e opozitës nuk u pranuan…
Praktikisht në Durrës, përveç shit-blerjes “klasike” të votës , me para në dorë, ka ndodhur një megablerje me paratë e shtetit dhe të BE. Përdorimi i administratës dhe aseteve publike, në kundërshtim dhe shkelje të ligjit, në Durrës është evidente dhe vërtetohet lehtësisht me dokumenta. Janë pikërisht ato dokumenta e prova që shërbëtort e Ramës në KAS nuk pranojnë as t’ju kërkojnë institucioneve megjithëse janë të detyruar ta bëjnë…! Sot, si për të treguar cinizmin dhe arrogancën ndaj ligjit deri në fund, PS çon si vëzhgues në rinumërimin e votave në KAS, drejtues dhe punonjës të administratës, pjesa më e madhe e të cilëve janë në listën e denoncuar nga PD në SPAK…!





