Xhaçka takon ambasadorin serb: Njohja e Kosovës kyçe për Ballkanin

Xhaçka takon ambasadorin serb: Njohja e Kosovës kyçe për Ballkanin

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka pritur sot në një takim ambasadorin e sapoemëruar të Serbisë në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Xhaçka shkruan se dy vendet kanë akoma shumë punë për të bërë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa thekson se raporti miqësor mes Serbisë dhe Shqipërisë si dhe njohja reciproke me Kosovën, janë kyçe për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme.

Mirëprita sot ambasadorin e sapoemëruar të Serbisë në Shqipëri, Aleksandër Vukčević. Shqipëria dhe Serbia kanë bërë një progres mjaft të rëndësishëm duke lënë pas një të shkuar të vështirë. Ne akoma kemi punë për të bërë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë  dhe Serbisë, si dhe njohja e reciproke mes Kosovës  dhe Serbisë  janë kyçe në ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy