
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot në Bruksel një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ky i fundit ndodhet atje me liderët e tjerë pasi janë thirrur në një darkë pune nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell.
Pas takimit në ‘twiter’ Lajcak ka shkruar se e ka uruar Ramën për mandatin e tretë të fituar në zgjedhjet e 25 prillit.
“Mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor,”- shkruan Lajçak.



