Topalli: Pse nuk jam dakord me bojkotin e zgjedhjeve

Topalli: Pse nuk jam dakord me bojkotin e zgjedhjeve

Protesta e opozitës dhe çadra e ngritur në bulevard është një nga temat e emisionit të sotëm “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24.

E ftuar në emision përveç analistëve Andi Bushati dhe Fatos Lubonja ka qenë edhe deputetja demokrate Jozefina Topalli.

Ajo tha se protesta që ka nisur opozita është një fillim i mbarë për një lëvizje që mund të çojë në një revolucion brenda forcave politike, në një përfaqësim më real brenda parlamentit, në një raport tjetër me elitën, ose në raport me kartën morale. Por Topalli theksoi se nuk është për të mos marrë pjesë në zgjedhje siç ishte sugjerimi i analistit Bushati.

Rakipi: Zonja Topalli opozita është izoluar në shesh dhe kërkon qeveri teknike . Si mendoni se do të arrihej qeveria teknike?  

Topalli: Së pari nuk do thosha se opozita nuk është izoluar duke parë që në protestën e së shtunës ishin mijëra njerëz. Nuk ja lejoj vetes të them që ishin për PD-në, por do të thoja që ishin kundër Ramës.

Rakipi: Si do ta realizoni ju këtë? Ju jeni një njeri i rëndësishëm i kësaj partie. Ndoshta dhe nuk ju kanë pyetur për këtë, e kanë bërë Saliu me Lulin… 

Topalli: Nuk jam unë personi për të dhënë përgjigjen. Unë kam dhënë dorëheqjen, nuk jam as në organe dhe as në forumet e partisë. Unë jam një deputete e thjeshtë.

Është një realitet dhe duhet bërë analiza e situatës në të cilën ndodhet vendi. Nuk jam dakord me zotin Bushati që zgjidhja e kësaj situate mund të realizohet përmes mospjesëmarrjes në zgjedhje. Nuk e besoj për 1000 arsye që i kam thënë.

Ishte një fillim i mbarë për një lëvizje që mund të çojë në një revolucion brenda forcave politike, në një përfaqësim më real brenda parlamentit, në një raport tjetër me elitën, ose në raport me kartën morale.

A mund të flitet për një kartë morale brenda politikës, medias e biznesit? Politika pa moral është një degradim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy