Rama: Shifër rekord i Cannabisit të shkatërruar

Rama: Shifër rekord i Cannabisit të shkatërruar

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin javor përmes faqes së tij në rrjetin social “Facebook” theksoi arritjen e madhe të qeverisë në luftën kundër drogës, duke u bazuar tek raporti i Guardia Di Finanza.

“Avioni fotografik ka përfunduar misionin e tij. Këtë vit u kryen më shumë se asnjëherë tjetër numër fluturimesh.  U regjistrua një shifër rekord në këto tre vite e rezultatit, 99.8% e parcelave të zbuluara u shkatërrua. Nuk e them unë apo Ministria e Brendshme, e raporton Guardia Di Finanza, një trup e njohur botërisht për profesionalizmin dhe integritetin e saj në luftën kundër krimit të sofistikuar. Edhe këtë vit e fitoi luftën dhe shifrat thonë se këtë vit luftën e fitoi më shumë se kurrë Policia e Shtetit. Kjo luftë u fitua me shifra dhe jo me kazanët e mbetjeve dhe baltës ndaj Policisë”, tha Rama.

“Trupat e Policisë së shtetit kanë reaguar në çdo rast brenda 24 orësh nga marrja e njoftimit”, vijoi Rama. Sipas tij katër vite më parë, Guardia di Finanza nuk lejohej të futej dhe jo më të bashkëpunonte. “Ndërsa tani, lufta ndaj mbjelljes së Cannabisit është në rend të ditës dhe po u tregojmë qytetarëve se ky biznes nuk mund të lejohet më, prandaj qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy