
Ministri i Mbrojtjes, për 6 vitet e ardhshme, nëse qëndron në territorin grek për më shumë se 30 ditë, do të ndalohet nga policia për t’u dërguar me detyrim në ushtri. Nëse deri në moshën 45 vjeç ai nuk kryen shërbimin ushtarak, autoritetet greke mund ta ndalojnë.
Lidhur me këtë në studion e MCN Live gazetari Denis Dyrnjaja më shumë u fokusua te letra e shkruar nga ministri Vëngu për të cilën u shpreh se tregon që ai është gati- gati analfabet.
Dyrnjaja tha se niveli i drejtshkrimit të ministrit të mbrojtjes është dramatik dhe se nëse do zhvillohej një test kulturor për qeverinë shumica e tyre me siguri do ngelnin në klasë.
E di që do duket si element i thjeshtë letra dhe po ta vëresh është letra e një ministri, po flasim për ministrin e mbrojtjes dhe ajo që vë re është se shkrimi është me shkronja kapitale, e pakuptueshme si një letër vetëdeklarimi, është me shkronja kapitale.
Mënyra e shkruar jashtë standardit të të shkruarit, ministri nuk di të shkruajë, plot me gabime gjuhësore. Po të ishte në Angli ministri i mbrojtjes në këto kushte media do e kishte kryqëzuar, sepse tregon nivelin.
Vetë Rama është maniak i korrektësisë letrare dhe ka mënyrën e të shkruarit vetë shumë të mirë dhe të kthjellët dhe të pasur, ndërsa një nga ministrat e tij është gati- gati në nivelin e analfabetit dhe më duket alarmuese fakti që ai nuk di të shkruajë korrekt se sa çështja e detyrimit të ushtrisë në Greqi.
Ky është meraku im më i madh. Po ti bëjmë një test kultural ministrave, kam përshtypjen se pjesa më e madhe e tyre mund të na mbesin në klasë. Madje ftoj të gjitha portalet që merren me meme ta bëjnë këtë sepse është i pakuptueshëm në të shkruar, ka përdorur dhe shkrim kapital.



