
Teksa akuzoi qeverinë për rrënimin e ekonomisë, kryedemokrati Basha në takimin me fermerët e Myzeqesë tha se importuesit do të taksohen që në doganë. Ndërkohë Basha ftoi Ramën për t’u përballur me të me votë, dhe jo me lidhjet kriminale, që sipas tij, po komandojnë nga qelitë e burgut.



