Basha në Lezhë thirrje administratës: Mos kini frikë, votoni ndryshimin

Basha në Lezhë thirrje administratës: Mos kini frikë, votoni ndryshimin

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Lezhë për të mbyllur fushatën elektorale në këtë qark 11 orë para nisjes së heshtjes zgjedhore. Basha deklaroi nga Lezha e “Besëlidhjes së Kastriotit” se sot jemi të gjithë bashkë të vendosur për ndryshimin dhe se do jetë fitorja më e thellë.

Ai tha se orët e së keqes po numërohen mbrapsht dhe ora për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve po afron. Premtimi që bëri kreu i PD nga Lezha, ishte heqja e moratoriumit të gjuetisë, për të cilin tha se është bërë monopol ndërsa do iu kthehet lezhjanëve sipas parimeve europiane.

Orët e së keqes po numërohen mbrapsht, ora për t’ia kthyer Lezhën lezhjanëve po vjen. Ora për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve po afron dhe kjo do të ndodhë me votën tuaj masive ditën e diel, 25 prillin e ndryshimit duke votuar numrin 9. Për t’i dhënë fund masave si moratoriumi korruptiv për gjuetinë. Monopol i pushtetarëve. Do ta anulojmë dhe do t’ua kthejmë shqiptarëve, në përputhje me parimet europiane. Do t’iu kthejmë lezhjanëve, kurbinasve dhe mirditorëve krenarinë që iu takon. Ne jemi stërnipër të Kastriotit, ne jemi shqiptarët, ne jemi populli të cilit i takon ky vend dhe ky vend nga Shëngjini në Velipojë, nga Shkodra në Sarandë, nga Durrësi në Konispol, nuk është i Edi Ramës, është vendi jonë. Kjo është Lezha juaj dhe e juaja do kthehet më 25 prill.

Basha i bëri thirrje dhe administratës publike të çlirohet skllavëria duke votuar Partinë Demokratike.

Sot kam një thirrje për çdo punonjës të administratës që është skllavëruar nga padronët që pasurohen çmendurisht duke vjedhur taksat e shqiptarëve, harrojini tam-tamet e atij që e di se më 25 prill, ditën e diel e pret humbja më e thellë. Asnjë frikë për ju, më 25 prill ne do të largojmë vargonjtë që ju kanë skllavëruar, padronët që ju shfrytëzojnë deri në palcë për bukën e gojës të fëmijëve tuaj dhe ju do keni mundësi të shërbeni me nder ligjit dhe qytetarëve. Policia e Shtetit, FA-të, mësuesit, mjekët infermierët, masivisht drejt kutive të votimit, marshojmë krah për krah për fitoren më të thellë, fitoren më të bukur, fitoren e çdo shqiptari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy