PD kërkesë zyrtare për çështjen “Bechetti”, Duma: Dëmshpërblimi të paguhet nga qeveria

PD kërkesë zyrtare për çështjen “Bechetti”, Duma: Dëmshpërblimi të paguhet nga qeveria

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për inceneratorët. Ndërkohë grupi parlamentar i PD ka depozituar zyrtarisht dhe kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Bechetti”.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një prononcim për mediat, tha se qëllimi i këtij komisioni është që paratë e fituara nga një gjykatë arbitrazhi në favor të biznesmenit italian, të mos paguhen nga taksat e qytetarëve.

Sot protokolluam kërkesën zyrtare të Partisë Demokratike dhe të grupit parlamentar të PD-së me anëtarët e përcaktuar përkatës, sa i përket komisionit hetimor të Kuvendit mbi çështjen “Beccheti”. Opinioni publik është i mirënjohur me çështjen “Beccheti” dhe dëmin që i ka shkaktuar vendimet e gjykatave ndërkombëtare të Arbitrazhit prej mbi 120 milionë euro që shqiptarët dhe Shqipëria duhet t’i paguajnë një kompanie private.

Më tej ajo shprehet se Komisioni ka në fokus kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të funksionarëve publikë dhe institucioneve shtetërore sa i përket këtij dëmi.

Nisi 2015-ën ndaj një media që bënte opozitë ndaj kryeministrit Rama. Nisi sepse ishte ndër të paktat media që bënte opozitë ndaj korrupsionit. Dhe nëse kujtoheni ju ishte ndër të paktat media që në atë rast edhe publikoi dasmën luksoze të Veliajt. Këto janë vetëm disa ilustrime për t’ju kujtuar sagën prej 2015-ës dhe deri sot se si nisi kjo çështje për politikë dhe hakmarrje politike dhe sot rezulton në tre dëme të mëdha të demokracisë dhe ekonomisë. Ne si grup parlamentar dhe anëtar të këtij komisioni, duam që të shtrojmë sa më tepër qartësi mbi ata që janë shkaktarët dhe që dëmin në fund, duke iu drejtuar drejtësisë me këto fakte që ky komision duhet të nxjerrë duhet më në fund të mos e paguajnë shqiptarët që nuk kanë asnjë faj, por ata që e nisën me koshiencë dhe me vetëdije, por edhe me paaftësi, këtë çështje që i shkon sot shqiptarëve 120 milionë euro dëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy