Kryeministri Rama ka reaguar për një shkrim të prestigjiozes italiane “La Repubblica” e cila shkruante ditën e sotme se në disa fshatra të Shqipërisë valëvitet flamuri i ISIS-it.
Gjithashtu, kjo e përditshme shkruante edhe se disa shqiptarë xhihadistë kanë lidhje të forta me kreun e ISIS-it, Al Bagdadin.
Duke iu përgjigjur komenteve të lexuesve në faqen e tij në “Facebook”, Rama shkruan: Nje genjeshter e madhe po cfare te besh, keshtu po shkon kjo pune kudo, kush nuk lexon gazeta nuk informohet kush lexon dizinformohet!
Reagimi i kreut të qeverisë erdhi pasi një qytetar i kërkoi opinionin e tij lidhur me këtë shkrim të prestigjozes italiane që për kryeministrin Rama edhe kjo është pjesë e media kazanit.



