Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar akuzat kundër qeverisë dhe policisë që sipas tij janë vënë në mbrojtje të Ergys Agasit. Sipas tij, ndonëse është në kërkim, Agasi ndodhet në Shqipëri dhe lëviz i lirë. Nga ana tjetër, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi problemet që ka portali e-Albania.



