Çupi: Vota e diasporës do shkojë për mazhorancën (VIDEO)

Çupi: Vota e diasporës do shkojë për mazhorancën (VIDEO)

Analisti Frrok Çupi tha në MCN Live se vota e shqiptarëve të diasporës do shkojë për mazhorancën socialiste, pasi në vende si Italia, sipas tij janë arritur të drejta si pensioni.

Çupi e konsideroi me shumë vlerë për demokracinë votën e emigrantëve, duke theksuar se tanimë ata janë një komunitet politik në vendet ku jetojnë dhe punojnë, dhe jo një masë amorfe që bën zhurmë në stacione trenash. 

Shqiptarët arrijnë të kenë të drejtën e përfaqësimit, kudo që janë, kjo është thelbësore për një demokraci. Mendoni se ku paskemi qenë?! Paskemi qenë një demokraci tmerrësisht e prapambetur, e cunguar. Përderisa një emigracion i tërë, ka qenë i pa përfaqësuar në atdheun e vet, është një gjë e papranueshme. Ka një aleancë vlerash të mahnitshme.

Qytetarë më origjinë shqiptare kanë përfaqësuar lande, qytete, fshatra, deri në Suedi, dhe s’kanë mundur të përfaqësohen në vendin e tyre prej 30 vjetësh. E dyta, një qytetar shqiptar që jeton në një vend tjetër të botës njeh shumë më mirë legjislacionin e atij vendi, dhe s’njeh konstitucionin shqiptar.

Njohja e këtij konstitucioni është vlerë shumë madhe. Është herë e parë, është një nga vlerat e këtyre zgjedhjeve. Komuniteti shqiptar është komunitet politik tani e tutje, s’është një masë amorfe që bën zhurmë në stacione trenash.

Një njeri i shkuar në Perëndim, që shikon një dorë që i afrohet, një të drejtë që e fiton atje, e gjitha kjo është realizuar nga kjo mazhorancë, e tëra shkon për këtë mazhorancë. Emigrantët në Itali fituan të drejtën e pensionit, është dinjitet. Emigrantët në Greqi fituan të drejtën e pensionit”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy