Statuti i 11 dhjetorit/ Apeli merr në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, kush është relatori

Statuti i 11 dhjetorit/ Apeli merr në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, kush është relatori

Gjykata e Apelit ka marrë në shqyrtim ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit për njohjen e Statutit të 11 dhjetorit.

Relator është zgjedhur Gent Shala. Në tërësi trupa gjyqësore përbëhet nga Genti Shala, Edlira Petri dhe Elona Toro.

 

NJOFTIM

Duke marrë parasysh interesimin e shtuar të mediave, shtypit të shkruar dhe atij on line, si edhe në përgjithësi opinionit publik, informojmë sa vijon:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shqyrtua kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021, me kërkuese: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi; me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, e gjykuar nga gjyqtare znj. Blerina Muça, për të cilën kjo gjykatë ka dhënë vendimin nr. 2, datë 18.03.2022 dhe ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.

Sot në datën 12.04.2022, është  dërguar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë  Gjykatës së Apelit Tiranë ankimi i mësipërm.

Shorti për caktimin  e relatorit të cështjës, do të hidhet po sot, në datën 12.04.2022, ora 14:30.

Publiku do të informohet në vijim për të gjitha aspektet procedurale

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy