Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Durrësi, gjatë një takimi me kandidatët, se PS duhet të ndihet krenare për faktin që sipas tij i hapi rrugën reformës në drejtësi.
Ndonëse nuk e përmend me emër kryebashkiakun Veliaj, Rama tha se “dhimbje personale” për dikë që deri dje ka qenë mes nesh, dhe sot është në duart e drejtësie.
“Ne duhet të jemi krenarë, jo që nuk duhet të ulim kokën, duhet të jemi për faktin, që përtej dhimbjes që kemi personale për arsye njerëzore se nuk na vjen mirë të shohim dikë që deri dje ka qenë mes nesh, ndërsa sot është në duart e drejtësisë. Por ama nuk ndodhte kjo kurrë nëse nuk do e kishim hapur ne këtë kapak. Nuk ka pasur kurrë një ministër në historinë e Shqipërisë, që e ka marrë një prokuror i pavarur dhe i ka thënë hajde këtu se do të pyes! Këtu u vranë 4 veta mes bulevardit dhe s’u pyet njeri. U ndalua, u refuzua zbatimi i urdhrave të prokurorit. E kupton ku kemi qenë!”



