Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në MCN Live komentoi lidhur me masat e policisë për zgjedhjet e 14 majit për të cilat u shpreh se ditën e votimit do të ketë një vëmendje të shtuar nga ana e institucioneve.
Ai tha se është ngritur dhe një grup prokurorësh të cilën presin informacione nga çdo rrugë e mundshme për shitblerjen e votës, që sipas tij mbettë një nga problemet kryesore zgjedhorë.
Këto janë ditë të rëndësishme se janë ditët e fundit deri të premten që ka aktivitet politik dhe dita e shtunë që është heshtje zgjedhore.
Kemi një situatë që po vjen dhe po ndërlikohet sepse fundi gjithmonë dhe sidomos dita e votimit që duhet të ketë një vëmendje më të shtuar nga institucionet kryesisht policia dhe prokuroria dhe di që ka një grup prokurorësh të gatshëm që presin çdo informacion që merret dhe në rrugë mediatike për rastin e shitblerjes së votës sepse ai që duhet të na shqetësojë është krimi zgjedhor që ka qenë një fenomen shqetësues jo vetëm për faktorin politik shqiptarë, por dhe për ndërkombëtarët, pra krimi zgjedhor ka qenë një problem zgjedhor.
Kemi dy sisteme votimesh tradicional dhe elektronik i cili pse jo të shtrihet në të gjithë Shqipërinë në zgjedhjet parlamentare dhe të jetë një alternativë.



