Boçi: Akuza ndaj Berishës në shkelje të kushtetutës, e gjitha një show politik

Boçi: Akuza ndaj Berishës në shkelje të kushtetutës, e gjitha një show politik

Ish-deputeti Luçiano Boçi në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ u shpreh se SPAK nuk ka kërkuar autorizim nga parlamenti për akuzën e Berishës për detyrim paraqitje dhe kjo sipas tij ka tejkaluar kushtetutën dhe e ka shkelur. Ai tha se në mënyrën si veprohet kërkohet të prodhohet show politik.

Kur gjendesh para një padrejtësie sigurisht që do mbahen qëndrime të forta dhe në rastin konkretë detyra më e madhe e një partie politike është mbrojtja e kushtetutës dhe kjo po bëhet sepse është një gjë që e ka kërkuar vetë Rama. Kushtetua vazhdon të shkelet si të mos reagojmë ne. Në mënyrën si veprohet kërkohet të prodhohet show politik, me arrestimin në aeroport, dhe mënyrën si i impostohet gjykata.

Pasivi qëndron në burg, ndërsa aktivi jo dhe të gjitha këto elementë shto dhe mënyrën si është ndërtuar akuza, nuk përmendet Rama, Moisiu, nuk përmendet që kemi të bëjmë me një kthim për kompensim pronash dhe prandaj mendoj se e gjithë kjo është vazhdim i luftës për zhdukjen e opozitës.  Janë sprova për një parti që e tregoi forcën dhe ka arsyer për të ekzistuar, për të shpëtuar sistemin. Partitë marrin misione që mund të mos i kishim menduar. Kur padrejtësia është kaq e madhe edhe reagimi është kaq i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy