Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, zullumi është trashur

Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, zullumi është trashur

Analisti Preç Zogaj e konsideron protestën e nisur nga Zvërneci si një reagim qytetar kundër kapjes së demokracisë dhe për rikthimin e saj te qytetarët. 

 

Duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai deklaroi se sistemi politik është dominuar nga një kastë e ngushtë pushteti, duke kufizuar përfaqësimin dhe vullnetin e popullit. 

 

Zogaj thekson se pakënaqësia e akumuluar ndër vite ka arritur kulmin dhe se protesta përfaqëson një lëvizje autentike qytetare. 

 

Ai shprehet se pjesëmarrja pritet të rritet, pasi qytetarët refuzojnë të mbeten pasivë përballë zhvillimeve politike.

 

Kjo protestë është kundër kapjes së demokracisë, është për rikthimin e demokracisë. Demokracia është sundim i popullit, por këtu demokracinë e përdorin për të zbukuruar aparencën. 

 

Besoj dhe shoh se ka një perceptin të hapur në brezin e ri por dhe shumë e shumë njerëz që kanë bojkotuar kazermat politike PS, PD, se shumica emërohen nga kryetarët e partisë. Zullumi trashet trashet dhe këputet, kur trashet. Sot është trashur zullumi. 

 

Zvërneci është pika e ujit që derdhi gotën. Kjo është ngjarje e madhe që na dëshmon se demokracia i krijon vetë mjetet e vetëmbrojtjes, mjafton të ketë mbetur një korsi pa frymëmarrje. Njerëzit do shtohen se njerëzit refuzojnë të jenë dele. 

 

Personalizimi ekstrem i pushteteve, kasta Berisha-Rama kanë kapur demokracinë. Kjo është lëvizja më e pastër e popullit shqiptar. Këta që nxjerrin histori jo Greqia, jo Irani nuk kanë asnjë lloj baze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy