Mblidhet sot Asambleja Kombëtare e PS

Mblidhet sot Asambleja Kombëtare e PS

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë e Përgjithshme. Fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë me qëllim zbatimin e vendimeve të miratuara në Kongresin e 9 prillit.

Në Asamble do të ratifikohen disa nga ndryshimet statutore, e po ashtu tha se do të miratohet ndërprerja e mandatit të kryetarëve aktual të degëve të PS në 61 bashkitë e vendit dhe do të vijohet me procesin e ri.

Në këtë kuadër, nga data 1 maj e deri më 15 qershor do të zhvillohet procesi i rizgjedhjes së 61 kryetarëve të degëve.

Zgjedhja e presidentit të ri do të jetë një nga çështjet që pritet të diskutohet. 

Axhenda
Ditën e Shtunë, datë 07.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të  zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë.

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

1. Hapja e punimeve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm z.Damian Gjiknuri.

2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi RAMA.

Sesioni organizativ

3. Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.

4. Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.

5. Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet  vendore 2023.

6. Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.

7. Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asamblenë Kombëtare.

8. Diskutime të lira

9. Mbyllja e punimeve të Asamblesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy