Ish- ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj në ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teksa ka komentuar situatën në veri të Kosovës, deklaroi se zgjedhjet janë legjitime por votuan vetëm 3% të popullatës dhe sipas tij Kurti po krijon në veri një shoqëri paralele.
Ai tha se kryeministri Kosovës është duke ndjekur një rrugë qorre dhe se me dashje apo pa dashje ai po bie në grackën e Serbisë.
Po të ishte fuqizimi i sovranitetit ne do ishim në rregull. Kurti po krijon probleme brenda përbrenda territorit të Kosovës. Sa i përket perëndimit sovraniteti është shumë i rëndësishëm për vendet e vogla i cili shkon sëbashku me aleancat. Frika jonë nuk është e pushtetit, por mbi të gjitha nuk po shohim një politikë çfarë do të arrijë Kurti.
Kjo qasje do të thotë se ka ndjekur një rrugë qorre dhe në 2024 do të shihet se ka qenë gabim. Duhet arritur bojkoti i shoqërisë në këto katër komuna dhe është me rëndësi ruajtja e territorit, tërësia territoriale. Kurti ka rënë në grackën e Serbisë me qëllim apo pa qëllim. në serbi punohet me të madhe këto kohë që partnerët perëndimorë e humbin besimin te Kosova.



