Senatorët nga SHBA: Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, çelës i zhbllokimit të së ardhmes në rajon

Senatorët nga SHBA: Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, çelës i zhbllokimit të së ardhmes në rajon

Senatorët nga SHBA-ja, Ron Johnson dhe Chris Murphy, u takuan sot në Prishtinë me udhëheqësit politik më të lartë në vend.

Në një konferencë për media nga Ambasada e SHBA’së në Prishtinë, ata kanë folur qartazi për rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Senatori Chris Murphy ka thënë se të dy shtetet duhet të kuptojnë që është e nevojshme të sakrifikojnë, për të qenë pastaj të afta të  normalizojnë raportet ndërmjet vete.

 “Por edhe ashtu është edhe përkushtimi për dialogun me Serbinë. Këtu përfshihen edhe zgjidhje të vështira. Ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë duke ndaluar në Beograd, në një takim me Vuçiçin. Presim që dialogu të jetë i kuptimtë dhe frytdhënës .Shpresojmë që të dy palët duhet të kuptojnë që sakrifica është e nevojshme, për të qenë pastaj në gjendje që të normalizojnë raportet mes këtyre dy vendeve. Një marrëveshje Kosovë-Serbi do të rezultojë me sukses në zhvillim ekonomik dhe politik. Në do të kemi një mesazh të qartë edhe në Beograd siç patëm këtu në Kosovë”, ka thënë Murphy.

Në anën tjetër senatori demokrat, Ron Johnson, ka thënë se një zgjidhje e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të jetë çelës i zhbllokimit të të ardhmes së rajonit.

“Jemi këtu për të dhënë mbështetje për popullin e Kosovës. Ne duam paqe, siguri. Dhe këto arrihen përmes një qeverie që respekton ligjin.Arritja e një marrëveshje me Serbinë është çelësi që zhbllokon të ardhmen. Prandaj jemi këtu që të mbështesim popullin në Kosovë dhe Serbi, që t’i shohim ata të suksesshëm”, ka thënë Johnson.

Krejt në fund, ata përmendën zgjedhjet e 6 tetorit që do të mbahen në Kosovë, dhe thanë se kjo është një shpresë për njerëzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy