
Ervin Salianji, ishte i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ku komentoi rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të PD-së dhe akuzat e ngritura ndaj tij për lidhje me Suel Çela.
Gjatë debatit në studio me gazetarin Artan Hoxha, Salianji ironizoi akuzat e Berishës, duke deklaruar se çdo takim që ka zhvilluar ka qenë në funksion të detyrës së tij politike dhe me dijeninë e kryetarit të PD-së.
Çdo njeri që kam takuar, e kam takuar me porosi të Berishës dhe për llogari të tij, ai ishte kryetari dhe për atë punoja”, u shpreh Salianji.
Ai e cilësoi si “budallallëk” debatin për lidhjet e pretenduara me Suel Çelën, ndërsa hodhi akuza ndaj drejtimit aktual të PD-së për humbjet në zgjedhje.
Gazetari Artan Hoxha tha se çështja e Suel Çelës është kthyer në një akuzë që përdoret nga të gjitha palët politike ndaj njëra-tjetrës.
Kjo e Suelit është bërë qesharake. Të gjithë akuzonin njëri-tjetrin. Berisha akuzonte Bardhin për marrëveshje me Suel Çelën, Bardhi thoshte se marrëveshjen e kishte bërë Berisha, ndërsa të tjerë përmendnin Ramën”, deklaroi Hoxha.
Ai shtoi se emri i Salianjit u përfshi në debat pasi u delegua politikisht në qarkun e Elbasanit
Më tej Salianji kritikoi ashpër mënyrën si drejtohet Partia Demokratike, duke e quajtur Berishën “uzurpator” dhe duke deklaruar se PD nuk është pronë personale.
PD është aset publik. Pronarë janë anëtarët e PD-së. Ky është uzurpator. Unë do të bëj betejë me demokratët”, tha ai.
Salianji tregoi gjithashtu se kishte marrë rezultate të mira në Korçë dhe Kavajë, por sipas tij, u dërgua papritur në Elbasan nga Berisha, gjë që sot thotë se e kupton ndryshe.



