Basha- Shalsit: U bërë ti mo horr. Deputeti PS: Trashja zërit tënd tremb vetëm laraskat

Basha- Shalsit: U bërë ti mo horr. Deputeti PS: Trashja zërit tënd tremb vetëm laraskat

Me debate të shumta ka nisur seanca e sotme e Kuvendi dhe shkak është bërë ulja e minutazhit për deputetët për të folur sot.

Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët e konsiderojnë këtë një tentativë për mbyllje goje. Ndërkohë që mazhoranca thotë se kjo është një masë në kuadër të masave antiCovid.

Debate, akuza dhe kundërpërgjigje mes kryetarit të PD-së, Luzlim Basha dhe deputetit të PS-së, Eduard Shalsi.

Teksa ky i fundit ironizonte sjelljen e opozitës për kërkesën e kësaj të fundit ku kërkonte më shumë minutazh, ka ndërhyrë nga vendi i tij zoti Basha, ku i është kundërpërgjigjur socialistit.

Debate nga Kuvendi

Alfred Rushaj: Kryetari i grupit të PS-së, nuk e kam idenë pse, por keqinformoi deputetë për atë që është arritur në Konferencën e Kryetarëve. Asnjë konsensus nuk ka pasur për limitin e kohës. Kam kërkuar që vendimi i njëanshëm të anulohet. Procesverbali të bëhet publik. Kjo nuk është një seancë e veçantë. Për asnjë nga këto cështje nuk është dhënë dakordësia jonë që të reduktohet koha. Kemi gjetur konsensus që komisionet të zhvillohen në prezencë dhe deputetët të paraqesin certifikatën ose testin.

Lindita Nikolla: Mirë, konferenca ka në tagër vendimmarrjen dhe ne do të vijojmë me rendin e ditës. Ju lutem uluni dhe vijojmë qetësisht seancë.

Luçiano Boçi: O zonjë më jep fjalën për procedurë

Lindita Nikolla: Zoti Shalsi keni fjalën.

Eduart Shalsi: Keni një zakon të tmerrshëm, durimi për të reaguar, është cështje edukate. Nëse nuk do të gjeni në gjendje të duroni, të mësoni, prandaj jeni katandisur kështu.

Lulzim Basha: Ju jeni një tufë horrash dhe banditësh, hajdutë, fundërrinë. U bërë ti mo plehrë. S’ke turp. Me tregon ti mua shpifjen. O plehrë!

Nikolla: Ju kujtoj zoti Basha rregulloren…

Shalsi: Se ke kuptuar kurrë se sa i dobët je. Trashja e zërit dhe që bën më i fortë, mund të trembësh ndonjë laraskë. Vetëm më bën për të qeshur. Edhe më këtë natyrën tënde të të bërit të të fortit.

Basha: O fatkeqësi.

Shalsi: Do ta jepja me gjithë qejf fjalën time.

Basha: Qesh, qesh, i gjithë llumi…

Shalsi: Qesh, sepse ke 16 vite në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë. Mendon se do të mbijetosh në politikë, me këtë ngritje zëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy