Hoxha: Ahmetaj di me detaje ku kanë shkuar paratë, deklaratat e tij indicie për nisjen e hetimeve (VIDEO) 

Hoxha: Ahmetaj di me detaje ku kanë shkuar paratë, deklaratat e tij indicie për nisjen e hetimeve (VIDEO) 

Gazetari Artan Hoxha tha se deklaratat e dhëna dje nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj gjatë një interviste televizive janë indicie për nisjen e hetimeve.

Duke folur në MCN Live, Hoxha thekson se Arben Ahmetaj di me detaje se ku kanë shkuar paratë. 

Ahmetaj di me detaje ku kanë shkuar paratë. Për inceneratorët Ahmetaj s’ka firmë askund dhe është më tepër në hetim pasuror. Ai i drejtohej BKH-së dhe prokurorëve të SPAK-ut kur fliste për gazetarët investigativë, sepse në ato hetime duhet të kesh buxhet të madh, akses në informacion. Ahmetaj ka qenë krahu i dajthtë. Deklaraimet e Ahmetajt janë një indicie shumë e fortë për të ndikuar për nisjen e hetimeve. Në 2015-ën unë e thashë publikisht se kanabizimi i vendit po ndodh me lejen e kryeministrit. Me kanabizimin e 2016-ën u fituan zgjedhjet e 2017-ës. Kur 5 ministra e kanë kundërshtuar këtë gjë, ky është impakt i fortë. S’mund t’ia lësh përgjegjësinë Saimir Tahirin sepse s’është përgjegjësi e tij. Ai u mor me tendera, koncesione, që janë indicie”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy