Celibashi i thotë “Jo” regjistrimit të “Lëvizjes Bashkë” në zgjedhje/ Qori: Njollë turpi për shtetin dhe KQZ-në

Celibashi i thotë “Jo” regjistrimit të “Lëvizjes Bashkë” në zgjedhje/ Qori: Njollë turpi për shtetin dhe KQZ-në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur mosregjistrimin e Partisë “Lëvizja Bashkë" të drejtuar nga Arlind Qori në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në argumentin e KQZ thuhet se Lëvizja Bashkë nuk ka paraqitur vërtetim që është e regjistruar në gjykatë dhe nuk ekziston ende në regjistër. 

Arlind Qori solli në vëmendje precedentin e regjistrimit të Bindjes Demokratike, që u regjistrua në zgjedhjet e 2019-ës edhe pse nuk kishte depozituar vendimin e gjykatës. 

Qori tha se do të ishte një njollë turpi për shtetin dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pamundësimi i pjesëmarrjes së Lëvizjes Bashkë në zgjedhje.

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori dhe njëkohësisht kandidat për bashkinë e Tiranës tha:

Në këndvështrimin tonë ne e kemi dokumentacionin brenda ligjit. Neni 61 pika 1 nuk specifikon llojin e vërtetimit, dhe nëse vendimi duhet të jetë i formës së prerë apo jo. KQZ në 2019 ka regjistruar në zgjedhje Bindjen Demokratike, ndonëse Bindja Demokratike brenda afateve nuk kishte depozituar as vendimin e gjykatës.  Ne e kemi depozituar vendimin e gjykatës në kohën e duhur. Ne kemi dorëzuar në 9 janar firmat dhe dokumentacionin për njohjen e partisë.

Gjykata duhet të shprehej në 9 shkurt, por është shprehur në 2 mars. Është në shkelje me të dyja këmbët. Roli i KQZ nuk është të lajë duart si Ponc Pilati, por të ndreqë një paligjshmëri të bërë më herët nga gjykata! Për këtë arsye do kërkoja regjistrimin e partisë Lëvizja Bashkë në Zgjedhje. E kundërta do ishte një precedent i rrezikshëm për demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri.

Nuk duhet të veproni me dy standarde! Një vendim negativ i juaji do të thotë të përjashtosh Lëvizjen Bashkë nga pjesëmarrja nga zgjedhjet lokale. Nëse një partie të re, që është viktimë e një paligjshmërie, i pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje, besoj se kjo është një njollë turpi për shtetin shqiptar dhe KQZ”.

Sjellim në vëmendje që partia Lëvizja Bashkë ka paralajmëruar se Arlind Qori mund të kandidojë si i pavarur për bashkinë e Tiranës, nëse pengohet pjesëmarrja me siglën e partisë në zgjedhje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy