Gara e PD për kryetar, Nesturi: Lidershipi me afat skadence. Rikthimi i Bashës, lajm i keq

Gara e PD për kryetar, Nesturi: Lidershipi me afat skadence. Rikthimi i Bashës, lajm i keq

Analisti Plator Nesturi në ‘MCN Live’ ka folur për zhvillimet politike që po ndodhin në Partinë Demokratike për të cilat u shpreh se nuk janë gjë tjetër përveç vijim i kakofonisë në të cilën kjo parti ndodhet prej më shumë se një viti.

Ai tha se kjo parti tregoi se ka vota, por që duhet që këto vota të kthehen në peshë, faktor politik. Sipas tij, nëse vijohet me këtë kakofoni do të jetë shumë e vështirë për tu gjetur një zgjidhje.

Kjo që po ndodh është vijim i kakofonisë të PD që ka prej 1 vit e gjysmë, ku kriza e lidershipit ka vajuar dhe kemi pasur qëndrime të ndryshme, kemi pasur mosakordancë, pra kjo është realiteti çfarë po ndodh aty. Në aspekt të përgjithshëm unë shikoj se kjo parti demokratike ndryshe nga sa mund të mendohej paska vota më tepër. Ngelesh faktor politik por puna është se si ta bësh këtë shumatore votash në një peshë. Nëse vijohet me këtë lloj kakofonie dhe nuk gjejnë zgjidhje se shoh të mundshme.

Në vijim ai theksoi se rikthimi i Bashës është lajm i keq, sepse trysnia e Berishës për ta përthithur këtë PD ku nuk ka njëlloj uniteti dhe sipas tij Basha duket si fytyra e vetme që mund të ngrejë muret përballë Berishës.

Çështja e personazheve apo elementëve të caktuar që shkojnë nga një anë te tjetra nuk është asgjë, ne po flasim për votat që duhen menaxhuar. Ajo që unë shpresoja ishte që një figurë nga deputetët apo figurë intelektuale nga PD, po jo Basha mund të bënte atë që ajo pjesë që kishin ikur nga Basha dhe kishin vajtur te Berisha mund të ishin një rrjedhje. Edhe lidershipi është me afat skadence, ardhja e Bashës në krye të PD do pengojë atë rrjedhje. Në këto kushte vetëm mure do të ngrihen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy