Çela uroi Festën e Pavarësisë me portretin e ish-diktatorit Hoxha/ Nikolla: Sjellja e deputetit e pa pranueshme, do të shqyrtohet

Çela uroi Festën e Pavarësisë me portretin e ish-diktatorit Hoxha/ Nikolla: Sjellja e deputetit e pa pranueshme, do të shqyrtohet

Urimi i bërë për festën e 29 nëntorit nga ana e deputetit socialit Bujar Çela, me portretin e ish-diktatorit Enver Hoxha, është cilësuar si i papranueshëm nga ana e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Në një komunikim me media, Nikolla tha se regjimi i ish-diktatorit Enver Hoxha është një regjim që shqiptarët e larguan me dhunë dhe sipas saj, është e pa pranueshme që të urohet me simbole të tij në një ditë feste siç ishte ajo e Pavarësisë.

“Patjetër që PD ka qenë pjesë e Këshillit të Legjislacionit, gjithçka është diskutuar aty. Vendimmarrja është diskutuar aty, pyetjet janë diskutuar aty. Pyetja ka qenë a janë në një linjë me BE kërkesat për të zgjatur kohën e organeve të vettingut. Ata kanë zgjedhur të refuzojnë, por mbledhjet e komisionit kanë qenë transparente, sepse kanë qenë live.

Sa i përket asaj që ju përmendët, regjimi i Enver Hoxhës ka qenë një regjim që e kemi hequr me dhunë. Ka një kërkesë për rastin në fjalë dhe me rastin më të parë do të shqyrtohet, pavarësisht se si ndodhi, është e pa pranueshme që një deputet i Kuvendit të përdorë të tilla situata në një ditë feste siç ishte ajo e Pavarësisë”, tha Nikolla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy