Shqipëria dhe Hungaria kanë arritur marrëveshje për njohje reciproke të certifikatës së vaksinimit.
Burime zyrtare pranë kryeministrisë konfirmuan për MCN marrëveshjen e arritur, duke shtuar se finalizimi i marrëveshjes bëhet brenda disa ditëve.
Dakordësia u arrit pas takimit të kryeministrit Rama më homologun e tij hungarez, Viktor Orban.
Në rrjetet sociale Rama njofton se fokusi i vizitës në Budapest është mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.



